Bjellorusia i ofron Bakiyevit azil?
Bjellorusia është shprehur e gatshme që t’i ofrojë azil ish-presidentit të Kirgizisë, Kurmanbek Bakiyevit.
Presidenti i Bjellorusisë, Alekxander Lukashenko, deklaroi sot se Bakiyev ende ndodhët në pjesët jugore të Kirgizisë.
"Nëse Bakiyev më dëgjon dhe vjen tek ne që sot ose nesër, ne nuk do ta ndalojmë. Ai këtu ka trajtim si mik i respektuar, si koleg, si president i Kirgizisë", theksoi Lukashenko, duke shtuar se në Minsk, Bakiyevin e konsiderojnë ende presidentin legjitim të Kirgizisë.
Bakiyev u përmbys nga pushteti, pas protestave të dhunshme të opozitës në kryeqytetin Bishkek, gjatë së cilave forcat e sigurisë vranë së paku 80 persona.