E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA vazhdon tërheqjen nga Iraku

Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Irak, gjenerali Ray Odierno tha se SHBA-ja nuk i ka ndryshuar planet për një tërheqje të pjesshme të forcave të veta nga Iraku, deri në fund të gushtit.

Odierno i tha rrjetit televiziv Fox News se përkundër pasigurisë politike, e cila po mbretëron kohëve të fundit dhe shtimit të sulmeve të militantëve në Irak, SHBA-ja po vazhdon jetësimin e planeve për të reduktuar në 50 mijë numrin e ushtarëve amerikanë, të stacionuar në Irak.

Gjenerali Odierno tha se tani në Irak ka 95000 ushtarë amerikanë dhe se tërheqja e trupave do të fillojë sipas planit, në qoftë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh dhe të paparashikuar të situatës së sigurisë.

Gjenerali Odierno tha se trupat e tjera do të vazhdojnë të mbështesin ushtrinë irakiane dhe do të jenë pjesë e përpjekjeve kundër terrorizmit.

SHBA-ja synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të tërheqë të gjithë ushtarët e vet nga Iraku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›