Robert Gates tund kambanën e alarmit
Irani
“Një kambanë alarmi”. Kështu e ka përshkruar një funksionar i Shtëpisë së Bardhë përmbajtjen e një memorandumi sekret të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, mbi çështjen bërthamore iraniane. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “New York Times”. Sipas gazetës, Gates ka nënvizuar se politika amerikane për të përballuar programet e Teheranit është e pamjaftueshme. Nevojiten strategji të reja, përfshirë operacione ushtarake, në rastet kur rruga diplomatike dhe sanksionet e ardhshme do të dështonin.
#