E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusia largohet nga takimi i “Partneritetit Lindor”

Ministri i Jashtëm bjellorus është larguar nga lista e delegatëve që pritet të mblidhen sot në Pragë, për “Programin e Partneritetit Lindor” të Bashkimit Evropian.

Ky zhvillim vjen pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis Minskut dhe Brukselit, pasi ky i fundit, javën e kaluar, ka zgjeruar sanksionet kundër regjimit shtypës të Bjellorusisë.

Lista e publikuar në ueb-faqen e qeverisë çeke përfshin ministrat e jashtëm e vendeve të “Partneritetit Lindor”, që pritet të takohen me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionerin për zgjerim, Stefan Fyle.

Ata vijnë nga Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Ministrat e vendeve të Baltikut dhe Vishegradit po ashtu pritet të arrijnë në Pragë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›