E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 200 të vrarë në Kongo

Të paktën 206 persona kanë humbur jetën nga shpërthimet në një depo municioni në Republikën e Kongos.

Zyrtarët e kryeqytetit Brazavill, ku edhe ka ndodhur incidenti, flasin për disa ndërtesa të rrëzuara, ndërsa shtojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Depoja e municionit ishte e vendosur në afërsi të rezidencës private të presidentit, por ky i fundit nuk ndodhej atje në kohën e shpërthimit.

Franca ka bërë të ditur se do të dërgojë ndihma emergjente në Kongo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›