Bjellorusia me oreks te madh Ndaj Shqiperise per fitore
Edhe pse ditet e fundit ndeshja me Bosnje-Hercegovinen ka rrembyer vemendjen e opinionit shqiptar jo me pak e rendesishme per Kombetaren tone eshte edhe perballja e 13 tetorit ne transferte ndaj Bjellorusise. Kundershtaret duket se e konsiderojne nje sfide te rendesishme perballjen me Shqiperine. Skuadra lindore ka publikuar dje listen me 21 lojtare qe do te kete ne dispozicion per kete ndeshje ku nuk do kete te gatshem ne keto perballje mbrojtesin e BATE Borisov Maksim Bordachev ndersa rikthehet mesfushori Timofei Kalachev pas nje pushimi te gjate per shkak te nje frakture ne ligamente. Shumica e futbollisteve te tyre luajne ne kampionatet lindore. Por objektivi i tyre eshte fitorja. U nisem mire. Do kisha vene bast per kater pike ne dy ndeshjet e para. Por duhet te vazhdojme te marrim pike te plota me Luksemburgun dhe Shqiperine shprehet trajneri Bernd Stange.