I mbijetoi dy luftërave botërore, por s’i shpëtoi bombardimeve ruse, shkatërrohet shkolla mbi 100-vjeçare

Një shkollë që qëndroi në këmbë për më shumë se një shekull është shkatërruar plotësisht nga bombardimet ruse. Shkolla mbi 100-vjeçare i mbijetoi dy luftërave botërore, por jo agresionit rus.
Gjimnazi Lysychansk ishte një nga shkollat më të mira të rajonit të Luhansk si dhe një nga 100 shkollat më të mira në Ukrainë.
“Shkolla i mbijetoi dy luftërave botërore dhe betejës për qytetin në vitin 2014, por u dogj për shkak të kafshëve pa vlera në vitin 2022″, tha një maturante.
Gjimnazi ishte ndërtuar në shekullin e 19 nga Belgjika dhe ishte pjesë e trashëgimisë arkitekturore belge të Luhansk./BBC
/rtsh.al/