“Black out” në Qemal Stafa, ndërpritet ndeshja

(ALBANIA SPORT) - Ndërpritet energjia elektrike në stadiumin “Qemal Stafa”, me fillimin e pjesës së dytë të Gramoz-Real Madrid, për shkak të një defekti elektrik në stadium. Ndërkohë që pritej të fillontë pjesa e dytë e ndeshjes, sapo dolën sportistët e dy ekipeve, në orën 19:00, u ndërpre energjia elektrike. Në impiantin ndërkombëtar janë rreth 30 gazetarë spanjollë. Tifozët e shumtë, rreth 15 mijë të pranishëm në “Qemal Stafa”, kanë pritur për më shumë minuta, ndërkohë që situata kaloi në kaos të plotë. Në stadium ishin të pranishëm një numër i madh zyrtarësh të lartë, përfshirë ministra të kabinetit të kryeministrit Berisha, e ministrin e energjetikës, Dritan Prifti. Defekti ndodhet në katër kullat e ndriçimit të stadiumit. Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 20 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili