Ronaldo dhe Kaka, para medias në 13:00

(ALBANIA SPORT) - Dy yjet e Real Madrid, braziliani Rikardo Kaka, dhe portugezi, Cristiano Ronaldo , së bashku edhe me trajnerin e “los galacticos”, Manuel Pellegrini, do të japin një konferencë për shtyp në hotel Sheraton Tirana, ne orën 13:00. Bashkë me ta do të jetë edhe një përfaqësues i kompanisë “Taçi Oil International”. Kaka ka ardhur në Shqipëri për herë të parë si lojtar i AC Milan, ndërsa Ronaldo me kombëtare e Portugalisë. Miqësorja e luksit, Gramozi-Real Madrid, e vlefshme për trofeun “Taçi Oil International”, e cila do të luhet sot (18:00) në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, do të fillojë me një minutë heshtje në kujtim të legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, të ndarë nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lojtarët e të dyja skuadrave, si të Gramozit ashtu dhe të Real Madrid, do të mbajnë shirit të zi në krah.
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 20 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili