Lesi: Stadiumi kombëtar të quhet “Panajot Pano”

(ALBANIA SPORT) – Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve, Nikoll Lesi, hodhi idenë që stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” të marrë emrin “Panajot Pano”. Lajmin e bëri të ditur televizioni informativ “Ora News”.
Lesi do t’i përgatisë një propozim zyrtar qeverisë së kryeministrit Berisha. Legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano, ish-sulmues i Partizanit dhe Kombëtares, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një ataku kardiak.
“Mjeshtri i Merituar i Sportit” dhe “Nderi i kombit”, katër herë kampion i Shqipërisë dhe autor i katër golave me Kombëtaren, vlerësohet si një nga sportistët më të mëdhenj që ka nxjerrë vendi ynë.
Në fakt, Qemal Stafa, emrin e të cilit e mban për gati 60 vjet stadiumi, mbetet një figurë e respektuar e së kaluarës komuniste, por nuk ka aspak lidhje me sportin, kështu që emri “Panajot Pano”, mund të gjente pëlqimin e të gjithë krahëve politikë por dhe tifozëve shqiptarë.
Ndoshta ndeshja e parë ndërkombëtare e Shqipërisë, ajo kundër Irlandës së Veriut, më 3 mars do të luhet në stadiumin kombëtar “Panajot Pano”.Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 20 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili