E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blackburn, pas Cisses

Menaxheri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce dëshiron të rikthejë sulmuesin Djibril Cisse në Premierligë, sezonin e ardhshëm, ka shkruar revista News of the World, të dielën.

Allardyce ka paraqitur ofertë prej 6.5 milionë funtash për sulmuesin e Panathinaikosit.

Cisse, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar në Sunderland, ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje për Panathinaikosin.

Por, 28-vjeçari ka dëmshpërblim prej 12 milionë funtash në kontratën e tij me kampionin e Greqisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›