Sneijder, në dyshim

Plejmejkeri i Interit, Wesley Sneijder është në dyshim për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Barcelonë, të mërkurën, për shkak të një problemi në kofshë.
Ish-mesfushori i Real Madridit, i cili shënoi në fitoren e Interit 3-1 në ndeshjen e parë u zëvendësua pas 45 minutave në takimin ndaj Atalantës të shtunën.
“Wesley Sneijder iu është nënshtruar analizave mjekësore që kanë treguar një problem muskulor në kofshën e këmbës së majtë. Gjendja e tij do të monitorohet në 48 orët e ardhshme”, thuhej në një komunikatë të Interit.