E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blackburni angazhon talenten 8 vjeçare

Klubi anglez, Blackburn po mendon edhe për akademinë, përpos ekipit të parë. Rovers kanë arritur marrëveshje me futbollisten tetëvjeçare Lily Lawson. Ajo e kishte shfaqur talentin e saj në ekipin Cleckheaton, ku kishte realizuar 70 gola nga 14 ndeshje.

Është interesant fakti se ajo po ushtron edhe me ekipin e meshkujve tek Blackburni, i cili e ka edhe ekipin e femrave. Babai i futbollistes së re, Paul, i cili është nga Cleckheaton, West Yorks, ka mbetur i mahnitur me arritjet e vajzës së tij. “Ajo e do futbollin”, ka thënë babai i lojtares për tabloidin britanik ‘The Sun’.

Duke i pasur parasysh vështirësitë nëpër të cilat po kalon këtë sezon Blackburni, i cili është i parafundit në tabelë, mediat britanike, në shaka e kanë këshilluar këtë klub ta marrë në ekipin e parë talenten 8 vjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›