E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair: Pavarësia e Kosovës ishte e drejtë

Blair e filloi fjalimin me disa komente nga takimi me ish-Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. “E kujtoj sot takimin me Rugovën në Downing Street. Me vete kishte një gur të çmuar që ma dhuroi të njëjtin e mbaj edhe sot. Më foli shumë për Kosovën, nuk bërtiste, ishte shumë i urtë dhe më foli me sinqeritetin më të madh. Më luti dhe më tha: ‘Mos lejo që njerëzit e mi të vuajnë në Kosovë’. Unë i premtova se do ta ndihmoj”,theksoi ish-kryeministri britanik..

Blair tha se ndihma që iu ofruan Kosovës gjatë kohës së luftës ishte ndihmë e Britanisë së Madhe, NATO-s, por mbi të gjitha, ajo ishte arritje e popullit të Kosovës.

“Ajo që bëmë për Kosovën ishte mundësi e mirë për të krijuar një kapitull të ri. Por këtë kapitull tash duhet ta shkruani ju. Evropa udhëhiqet nga parimet e respektimit të vlerave dhe lirive të njeriut dhe e vetmja mënyrë që t’i mbrojmë këto vlera ishte që t’i ofrojmë Kosovës lirinë dhe pavarësinë e saj”, tha Blair duke shtuar se “pavarësia e Kosovës ishte e drejtë dhe ajo duhet të vazhdojë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›