Nuk kallëzoi kultivimine narkotikëve në fshatnë pranga kryeplaku
TEPELENE- Zbulohen parcela me kanabis në fshatin Peshtan të Tepelenës. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se kanë arrestuar kryeplakun e fshatit , Artur Malo si dhe punonjësin e policisë pyjore të zonës, Novruz Hysin, ndërsa është shpallur në kërkim autori i mbjelles së parcelave, Edmond Malo.
Ky i fundit sipas policisë është mbajtur nën vëzhgim, pas informacioneve se kishte mbjellë dy parcela me kanabis në vendin e quajtur përroi i Shën Mërtirit, mes pemëve të larta. Gjatë kontrollit të zonës u zbubluan 152 rrënjë kanabis, të cilat u asgjesuan përmes djegies.
Ndërkohë në banesën e autorit i cili rezulton të jetë kushëriri i kryeplakut Artur Malo, janë gjetur në cilësinë e provës materiale rreth një 1 kilogram lëndëve narkotike, 540 fishekë, një armë gjahu pa leje si dhe një sasi fare për mbjelljen e lëndës narkotike.
Pas hetimeve, policia ka shoqëruar dhe më pas arrestuar kryeplakun e fshatit dhe punonjësin e policisë pyjore Novruz Hysi për moskallëzim të krimit. Ky është një tjetër rast i arrestimit të një drejtuesi vendor, ndryshe ngase ka ndodhur në Lazarat, ku pavarësisht se janë zbuluar parcela me bimë narkotike në pranga nuk ka përfunduar asnjë drejtues lokal.
(e.n/news24/BalkanWeb)