Varri masiv në DajtEkspertët: Jo të gjithëkanë plagë me armë
TIRANE- Nis faza e dytë e hetimeve për eshtrat që u gjetën afër malit të Dajtit më 10 shkurt të këtij viti. Mjekësia ligjore ka përfunduar ekspertimin e eshtrave të zbuluara pesë muaj më parë , që besohet se u përkasin 19 trupave.
Prokurori i kësaj cështje Etjen Kapo do të drejtojë hetimet e organit të akuzës në Tiranë, për të përcaktuar më tej se në cilin vit janë varrosur aty viktimat, e më pas edhe për percaktimin e identitetit të tyre, gjë që duket tepër e vështirë.
Të dhënat e deritanishme që vijnë nga mjekësia ligjore pas mbylljes së ekspertimit nga ky institucion flasin se mes viktimave është edhe një femër. Ndërkaq burimet pranë mjekësisë ligjore konfirmojne gjithashtu se personat e vrarë, kryesisht u përkasin moshave nga 25 vjec deri ne 40 vjec, por ka edhe më të moshuar. Tjetër fakt i rëndësishëm në ekspertimin e kryer nga mjekësia ligjore është se jo të gjithë kanë plagë me armë zjarri, ndërsa për ekspertët ka qenë e vështirë të përcaktohet shkaku i vdekjes për këta persona.
Për ekspertimtin e eshtrave erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një ekspert antropolog. Tashmë Prokurorisë i mbetet të realizojë analizën e ADN-së, dhe të bëjë krahasimin me familjarë që kërkojnë ende të pushkatuarit e kohës së komunizmit.
Dyshimet e hedhura deri tani janë ato se eshtra e gjetura u përkasin pikërish të ekzekutuarve pa gjyq në kohën e komunizmit.
(ne foto vendi ku u gjeten eshtrat)
(e.n/News24/BalkanWeb)