Blair: Presidenti i BE-së të zgjidhet nga populli

Në një lëvizje që mund të interpretohet si kërkesë për vend pune, ish-Kryeministri britanik, Tony Blair, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë në një pozitë më të fortë, nëse Presidenti i BE do të zgjidhej drejtpërdrejtë nga populli.
Blair ka paralajmëruar edhe për rrezikun qe mbartin përçarjet dhe mosmarrëveshjet e thella politike mes vendeve anëtare të BE-së, të cilat mund të çojnë eventualisht në shpërbërjen e unionit.
“Miliona banorë të Evropës mund të ndihen të mënjanuar dhe të huaj, nëse ata nuk vendosin vetë se cili do duhet t'i udhëheqë”, ka deklaruar ish-Kryeministri i Britanisë se Madhe.
“Problemi me Parlamentin Evropian është se kemi të bëjmë me njerëz qe edhe pse janë te zgjedhur në mënyre demokratike, përvoja ime është se njerëzit e thjeshte nuk ndihen shumë të afërt me eurodeputetët”, shtoi Blair.