E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama shpalli gjendjen e "katastrofave madhore"

(E plotësuar) Presidenti Barack Obama shpalli gjendjen e "katastrofave madhore" në shtetet Nju Jork dhe Nju Xhërzi, ku stuhia e madhe Sandy dëmtoi rëndë rajonin, duke përmbytur rrugët në nivel të ulët dhe duke ndërprerë rrymën elektrike në pjesën më të madhe të rajonit. Shpallja e gjendjes së katastrofave në këto dy shtete nga presidenti vë në dispozicion fonde federale për të ndihmuar zonat e prekura.

Autoritetet thonë se të paktën 16 veta përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara humbën jetën si pasojë e stuhisë, e cila shkaktoi të paktën 65 të vdekur në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte drejt Shteteve të Bashkuara. Shumica e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ishin rezultat i aksidenteve automobilistike dhe rrëzimit të pemëve.

Stuhia Sandy goditi mbrëmë vonë bregdetin e shtetit New Jersey me erëra deri në 130 kilometra në orë dhe shkaktoi dallgë të papara 4 metra të larta në qytetin e Nju Jorkut, duke përmbytur tunele, stacione metroje dhe sistemin elektrik që furnizon Wall Street-in.

Të paktën 14 veta humbën jetën si pasojë e superstuhisë Sandy, e cila shkaktoi edhe bllokimin e fushatave të dy kandidatëve presidencialë, vetëm një javë para zgjedhjeve.

Për qytetin e Nju Jorkut të paktën stuhia kaloi me furi nëpër qytet, me errëra dhe shira, që përmbytën qytetin nga tre drejtime, por brënda pak orësh gjendja u qetësua. Megjithatë, qindra mijëra njujorkezë nuk kanë rrymë elektrike dhe llogaritet se 5.7 milion njerëz janë në errësirë në bregdetin lindor të vendit.

“Qyteti ka kaluar tashmë intensitetin më të madhe të stuhisë dhe tani po ndjejmë pasojat. Në zonën Battery kemi parë nivele rekord të ujit, sasi të mëdha uji në Manhatanin e poshtëm. Në mbarë qytetin janë rrëzuar pemë. Lajmi i keq është se kompania elektrike ConEd ka ndërprerë rrymën në një zonë të madhe dhe sipas përllogaritjeve më të fundit, rreth 250 mijë klientë të saj janë pa rrymë elektrike," tha Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Do të duhet një farë kohe për të përcaktuar dëmet e plota të shkaktuara nga studia Sandy në gjithë rajonin. Gjithashtu, shirat, që vazhdojnë dhe përmbytjet e mëtejshme përbëjnë kërcënime të mëdha për ditët në vazhdim, ndërsa Sandy vazhdon rrugën drejt shtetit të Pensilvanisë dhe pjesës veriore të shtetit të Nju Jorkut.

“As që nuk mund ta mendosh që një gjë e tillë mund të ndodhë në mes të qytetit të Nju Jorkut, prandaj gjëja më e mirë që mund të bëjmë tani është të ruajmë qetësinë sa më shumë që të jetë e mundur. Policia e Nju Jorkut po bën të gjitha përpjekjet, me makina patrulluese në çdo bllok të qytetit për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, tha Rohit Massy, i cili ishte bllokuar në Manhatan mbrëmë vonë.

Në përpjekje për të parandaluar dëme edhe më të mëdha nga uji i kripur në sistemin e metrosë dhe rrjetin elektrik, që kalon poshtë distriktit financiar të qytetit, kompania më e madhe elektrike ndërpreu rrymën elektrike për rreth 6,500 banorë të Manhatanit të poshtëm.

Por një zonë shumë më e madhe e qytetit u përfshi nga errësira e shkaktuar nga përmbytjet dhe shpërthimet e transformatorëve. Rreth 670 mijë banorë mbetën mbrëmë pa rrymë elektrike në Nju Jork dhe në distriktin periferik të Westchester-it.

“Nuk e dimë se kur do të na kthehet rryma dhe as që nuk mund të informohen për këtë sepse edhe bateria e telefonit celular po më bie”, tha ky banor i Nju Jorkut.

Agjencia e sistemit publik të Nju Jorkut njoftoi për ngritjen e e nivelit të ujit në dy tunele të mëdha transporti, Queens Midtown dhe Brooklyn-Battery. Ajo ndërpreu elektricitetin në disa tunele të metrosë në Manhatanin e poshtëm, pasi uji filloi të hynte në stacione dhe në shina.

Ndërkohë, zyrtarët e qytetit dhe ata të emergjencës po monitorojnë një vinç gjigant ndërtimi, që lëkundej nga erërat e fuqishme në mes të stuhisë në Manhatan, duke shkaktuar shqetësime se mund të thyhej. Banorët e zonës përreth u evakuuan.

28 të vdekur në SHBA dhe Kanada nga Sandy

Të paktën 28 persona raportohet të kenë vdekur në SHBA dhe në Kanada, si pasojë e stuhisë Sandy, që goditi mbrëmë bregun lindor të SHBA-ve.

Presidenti amerikan, Barack Obama i ka shpallur Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin “zona të fatkeqësisë së madhe”.

Ai gjithashtu ka anuluar oraret e fushatës së tij të nesërme, për tu fokusuar në super stuhinë Sandy.

Bëhet e ditur se fondet federale tani janë në dispozicion për zonat më të goditura nga stuhia.

Sandy është stuhia më e madhe atlantike që ka goditur ndonjëherë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (REL)

Nju Jorku dhe Nju Xhërsi - zona të fatkeqësisë së madhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shpallur Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin “zona të fatkeqësisë së madhe”, pas stuhisë që ka goditur bregun lindor të SHBA-së.

Të paktën 16 njerëz janë raportuar të vdekur, si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve të mëdha që ka shkaktuar uragani Sandy.

14 viktima, alarm në një central bërthamor

Të paktën 14 njerëz në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe në Kanada kanë humbur jetën si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve të mëdha që ka shkaktuar uragani Sandy.

Stuhia është zvogëluar në ciklon pasi ka goditur Atlantik Sitin, Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin, mbrëmjen e së hënës.

Afro 6 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet në Nju Xhërsi kanë lëshuar alarm në një central bërthamor, duke thënë se rritja e nivelit të përmbytjeve mund të bëjë që centrali të shfrytëzojë furnizimet emergjente me ujë për të ftohur shufrat e uraniumit.

Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore

Uragani Sandy është forcuar ndërsa po godet brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë rrezik për rreth 50 milionë banorë, me rreshje shiu, erëra të forta përmbytje. Uragani tashmë i quajtur pas-tropikal, është një prej stuhive më të mëdha që ka goditur rajonin në vite.

Qytetet kryesore amerikane nga Uashingtoni në Nju Jork kanë pezulluar sistemet e transportit publik (trena, autobusë, aeroplanë) dhe miliona njerëz janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e të mos dalin në punë. Bashkia e Manhatanit ka ndërprerë linjën elektrike për të parandaluar dëmtimin e rrjetit të energjisë. Qyteti i Baltimorës në Maryland ka ndaluar çdo qarkullim të makinave, me përjashtim të atyre të policisë dhe spitaleve. Erërat kanë arritur shpejtësinë maksimale deri në 150 kilometra në orë. Miliona njerëz nga Virgina ne shtetin Maine janë pa energji elektrike. Më në brendësi, disa zona malore janë mbuluar nga rreth një metër e gjysmë dëborë e lagësht. Deri tani janë raportuar rreth 12 vdekje si pasojë e stuhisë.

Parashikuesit e motit thonë se stuhia po udhëton me shpejt sesa ishte parashikuar në drejtim të perëndimit me 44 kilometra në orë.

Presidenti Barak Obama ka anuluar veprimtaritë e tij të fushatës zgjedhore për të monitoruar uraganin nga Shtëpia e Bardhë. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin parasysh paralajmërimet lidhur me natyrën e rrezikshme të uraganit Sandy.

"Mesazhi më i rëndësishëm që kam për publikum tani është: ju lutem dëgjoni se çfarë thonë zyrtarët shtetërore dhe vendorë. Kur ata ju thonë të evakuoheni, ju duhet të evakuoheni. Mos vononi, mos ngurroni, mos vini në pikëpyetje udhëzimet që u janë dhënë, sepse kjo është një stuhi shumë e fortë dhe mund të ketë pasoja fatale në qoftë se njerëzit nuk veprojnë shpejt."

Autoritetet në 9 shtete dhe kryeqytetin Uashington, DC kanë shpallur gjendjen e jashtzakonshme, shkollat jane mbyllur, ndërsazyrat federale u mbyllën të hënën dhe do të qëndrojnë të mbyllura edhe sot, të martën.

Parashikuesit e motit thonë Sandy pritet të bashkohet me një sistem të motit të ftohtë, duke u shndërruar në "super-stuhi pas-tropikale" me rrjeshje të mëdha shiu e bore në zonat malore. Në New York, autoritetet urdhëruan evakuimin e 375.000 njerëzve nga pjesë të ulëta të qytetit, ndërsa tregjet e aksioneve u mbyllën dje në mënyrë të paplanifikuar, për herë të parë që mbyllen në këtë mënyrë nga dita e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Zyrtarët thonë se njerëzit të cilët tani refuzojnë të evakuohen dhe më vonë duhen shpëtuar, do të vinin në rrezik jetën e punëtorëve të emergjencës.

Uragani Sandy shkaktoi vdekjen e të paktën 65 personave në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›