Blair, para hetuesve për luftën në Irak
Z. Blair do të pyetet për gjashtë orë për të sqaruar mbështetjen që i dha Shteteve të Bashkuara gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003 në hetimin e njohur me emrin e drejtuesit të komisionit, Chilcot.Mbështetja e Britanisë për luftën u bazua në argumentin se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë, të cilat nuk u gjetën kurrë.Megjithatë, z. Blair pritet të mbrojë fuqishëm vendimin për të hyrë në luftë me argumentin se Saddam Huseini kishte kapacitetin për të prodhuar armë të shkatërrimit në masë.Mbështetësit e përshkruajnë z. Blair si çlirues të Irakut, por kritikët e tij argumentojnë se ai i ka duart të lyera me gjak.Ndërkohë mësohet se jashtë sallës se seancës disa do të protestojnë me bluza të stampuara me fjalët "burgoseni Tonin".