E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Kosova të forcojë institucionet e drejtësisë

Gjatë takimit z. Hasani tha se në shtetin e ri të Kosovës, Gjykata Kushtetuese është një institucion i ri, i cili ka përpara sfida të mëdha dhe shumë të rëndësishme në forcimin e sistemit të së drejtës në Kosovë.  Kryetarja e Kuvendit theksoi se institucioni i Gjykatës Kushtetuese është ndër më të rëndësishmit në sistemin e drejtësisë dhe me një peshë të jashtëzakonshme. Ajo vlerësoi progresin e madh të Kosovës në forcimin e mëtejshëm të institucioneve. Kryetarja Topalli dhe Hasani u shprehën për domosdoshmërinë e rritjes së shkëmbimit të vizitave mes Kosovës dhe Shqipërisë, bazuar në marrëdhëniet unike mes dy vendeve.   Gjatë qëndrimit në Tiranë kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe delegacioni që e shoqëron do të takohet me autoritetet më të larta të vendit.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›