E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, LSI, Rama: Përkrahim çdo nismë të presidentit

“Lëvizja Socialiste për Integrim, si pjesë e mazhoracës qeverisëse, por edhe me autoritetin që i jep roli që ajo luan në jetën politike të vendit, vazhdojmë të besojmë se edhe lidershipi i socialist do ta kuptojë që rruga e arsyes dhe jo e bojkotit, rruga që na çon në kontribute për procesin e liberalizimit të vizave dhe jo për ta penguar atë, rruga që na inkurajon në përmbushjen e të gjitha standardeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Luan Rama, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI. Ai shtoi se interesat madhore të vendit, qëndrojnë mbi interesat e grupimeve politike.“Socialistët shqiptarë, ashtu si të gjithë qytetarët e këtij vendi, duan të lëvizin si qytetarë të lirë dhe të barabartë në familjen e madhe të Evropës së Bashkuar. Ata duan të bëhen qytetarët të barabartë të Bashkimit Evropian sepse në të gjithë historinë e pluralizmit në Shqipëri edhe socialistët kanë kontribuar që të mbërrijnë në këtë stad ku jemi, pra që të mbërrijmë për të qenë të gatshëm dhe të denjë të meritojmë lëvizjen e lirë, që të meritojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, vijoi ai. LSI-ja-vijoi Rama- shpreh gatishmërinë për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo nisme të presidentit të Republikës, që është në funksion të zgjidhjes së situatës politike në vend.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›