Blake Lively:E kënaqur me plakjen
Blake Lively është e ngazëllyer që ajo po plaket, pasi mendon se po bëhet më e mençur dhe me më shumë përvojë.
Aktorja 25-vjeçare, e cila është e martuar me Ryan Reynolds, nuk ka frikë nga plakja dhe rrudhat, pasi mendon se këto tregojnë se ju keni më shumë përvojë në jetë,thekson “Zhurnal”.
A kam frikë nga plakja? Po bëni shaka? Jam e ngazëllyer! Sa më në moshë që bëhem, më e mençur ndjehem, kam më shumë përvojë, udhëtoj më shumë, ka thënë Lively. P.K
