PD: Rama, plan për të grabitur pronat. Do i qendrojmë pranë çdo qytetari
Partia Demokratike ka reaguar sërish për konferencën mbi territorin të organizuar nga qeveria e ardhshme. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka thënë se Rama ka si qëllim që të grabisë pronat e vendit.
Vizionin e vërtetë për territorin Rama e shpalosi në Tiranë, të cilën e la 11 vjet pa plan dhe e betonizoi atë, tha Tabaku.
Deputeja demokrate tha se Rama po synon të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij.
Për të mbrojtur standardet, PD do qëndrojë në krah të gjithsecilit, përballë arbitraritetit që grabit pasuritë e vendit.
Qytetarët presin shëndetësi falas, ulej taksash 95%, heqjen e taskës së sheshtë etj, tha gjatë fjalës së saj ajo./b.l