Foto erotike të vajzës së Kryeministrit të Zelandës së Re
Vajza e Kryeministrit të Zelandës së Re John Key, 20-vjeçarja Stephanie Key, ditët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë.
Vajza, e cila studion në Paris, “College of Art” , ka pozuar nudo e mbuluar vetëm me ushqime në zonat intime. Imazhet janë përdorur për të promovuar javën e dizajnit në Parisi, ndërkohë që kanë ngjallur jo pak reagime në internet.
Fotografi i modës Chris Sisarich nga Zelanda e Re,tha për ‘Herald on Sunday’: “Zelandezët janë shumë paragjykues. Mendoj se vlera e saj si artiste do të ndikohet nga fakti se babain e ka Kryeministër të vendit”. P.K
