Drogba e mirëpret Torresin

Didier Drogba ka përkrahur ekipin e tij Chelsea të paraqesë ofertë për transferimin e sulmuesit Fernando Torres nga Liverpool. Torres spekulohet se mund të kalojë në Stamford Bridge për 40 milionë funta, pas një sezoni dëshpërues në Anfield Road.
Sulmuesi spanjoll do t’i bashkohej Drogbas dhe Nicolas Anelkas në ekipin e yjeve të Chelseas dhe reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka përkrahur interesimin ndaj Torresit. “Kam dëgjuar spekulimet rreth Torresit dhe nëse vjen do të ishte i mirëseardhur, sigurisht”, tha Drogba për Daily Mail.
“Sa herë që vjen një futbollist i ri, shtohet edhe fuqia e ekipit. Nëse ekziston mundësia e ardhjes së tij, do të jetë i mirëseardhur, çdo ndihmë është e mirëseardhur”, shtoi ai. Ndërkohë, Drogba i cili ka shënuar 36 gola në të gjitha garat këtë sezon, beson se ka kaluar edicionin më të mirë në karrierën e tij të deritashme.
“Më 2007 kam shënuar 33 gola dhe 20 në ligë dhe është e mrekullueshme. Ndiej se sezon pas sezoni jam duke u bërë më i mirë. Dua të përfundoj punën këtë vit në finalen e FA Cup. Të përfundojmë sezonin me dy tituj ka rëndësi të madhe për klubin”, përfundoi Drogba.