Berbatov e lë Bullgarinë

Sulmuesi i Bullgarisë dhe i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar. 29 vjeçari u bë golashënuesi më i mirë i Bullgarisë vitin e kaluar, kur realizoi golin e 48-të për Kombëtaren e tij, ndërsa bëri më tepër se 70 paraqitje.
Berbatov ka qenë pasardhës i Stiliyan Petrovit si kapiten më 2007, por tani ka vendosur të përfundojë karrierën ndërkombëtare. Ish sulmuesi i CSKA Sofias, Bayer Leverkusenit dhe Tottenhamit bëri paraqitjen e parë me Bullgarinë më 1999 dhe kaloi 11 vjet me ekipin kombëtar. “Ishte vendim i vështirë, por nganjëherë duhet të marrim vendime të tilla. Kam vendosur të pensionohem nga ekipi kombëtar. Çdo gjë ka një fillim dhe një fund dhe ai është sot”, tha Berbatov për Sky Sports News.
“Jam i lodhur dhe besoj se ka futbollistë të tjerë që mund të dalin nga hija ime. Ka ardhur momenti i tyre. Ju duhet të dini kur të ndaleni”, u shpreh ai.
Berbatov nuk arriti të udhëheqë Bullgarinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2010 dhe u kritikua në vendlindjen e tij për paraqitjet gjatë fushatës. Ata përfunduan të tretit në Grupin 8, katër pikë prapa Republikës së Irlandës që më pas u mposht në play-off nga Franca.