E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përforcime për histori

Roberto Mancini do të sfidojë përforcimet e reja të krijojnë histori në Manchester City. Mancini duhet të përforcojë ekipin gjatë verës pa joshjen e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve për të bindur futbollistët të vijnë në Eastlands. Ai duhet të përdorë alternativë tjetër, por beson se e ka lehtë.

“Gjithmonë kam preferuar të fitoj me një klub që nuk ka fituar asgjë për shumë vite. Kur zgjidhni një klub ku mundoheni të ndryshoni historinë, është mirë për futbollistët dhe menaxherin. Kam qëndruar në Sampdoria për 15 vjet sepse e kam dashur klubin. Ata kurrë nuk kishin fituar dhe doja të fitoja me ta. Pastaj kam shkuar në Lazio. Ata nuk kishin fituar asgjë për 20 vjet. Ishte e njëjtë në Inter. Në Fiorentina kam fituar Kupën e Italisë. Gjithmonë besoj se mund të ndodhë diçka e mirë”, tha Mancini për Eurosport.com.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në verën e vitit të kaluar, Manchester City nuk arriti të përfundojë sezonin në katër pozitat e para në Premierligë. Mirëpo, Mancini është optimist për të ardhmen. “Kur ndërtoni një ekip, është e vështirë të fitoni diçka në vitin e parë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›