E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombinimet e buzëkuqit me ngjyrën e fytyrës

Make up-i duhet të kombinohet  me ngjyrën tonë të  lëkurës. Është një rregull kyç,  që duhet ta vëmë në përdorim  gjithnjë kur kemi për të blerë  produkte kozmetike. Përse  mos ta respektoni këtë rregull  edhe me buzëkuqët?  

Shkëlqyesit ngjyrë rozë i shkojnë  të gjithave dhe në veçanti  atyre që kanë lëkurë të çelët.  Tonalitete pak më të ndezura  si rozë e theksuar i shkojnë  atyre që kanë flokë të kuq dhe  lëkurë të çelët. 

Tonalitet e kafta janë ideale për flokë të kuq apo gështenjë,  dhe me lëkurë jo shumë të
çelët. Nxjerrin në pah të  bardhën e syrit. 

Ngjyra e purpurt kombinohet shumë bukur me lëkurë të errët dhe me flokët tek nuancat e errëta. 

E kuqja e ndezur është një ngjyrë  shumë e vështirë edhe pse e  bukur. Është perfekte për ato që i
kanë flokët ngjyrë të errët. Ndërsa  ngjyrat metalizato, mbi të  gjitha në buzë, janë shumë të  vështira për t'u kombinuar për ato  që kanë lëkurë të çelët. Kështu që  bëni kujdes të mos e ekzagjeroni. 

RISIA
Është arritur të shpiket dhe të  prodhohet një linjë e re buzëkuqësh  që i "tradhton" paksa të zonjat  që e vendosin. Bëhet fjalë për  shpikjen më të re të botës së  kozmetikës, i kuqi i buzëve që  ndërron ngjyrë sipas dëshirave  seksuale të femrës.  Sa të thjeshtë do ta kenë meshkujt  tani, pasi do të mund të kuptojnë në kohë hapat që duhet të  hedhin me një femër në këtë  drejtim. Kështu, ata do të kuptojnë  nëse femra ka ndonjë
dëshirë hormonale "të nxehtë"  për mashkullin që ka pranë, ose  nëse ajo do t'i thotë jo. Në këtë  rastin e fundit, mashkulli do ta
ketë të thjeshtë të ruajë "dinjitetin  karakteristik" dhe të mos  e ftojë fare për më tej, pasi vetë i  kuqi i buzëve i ka treguar se femra  nuk ka aspak dëshirë. I kuqi i  buzëve në fjalë reagon në bazë të  hormoneve të organizmit të femrës. Për shembull, ai merr një ngjyrë më të ndezur në rastin  kur femra ndjen diçka për  mashkullin që ka pranë. Ai është  shpikur në Kaliforni, është  prodhuar nga firma kozmetike  "Too Faced" dhe quhet "The Mood  Swing Emotionally Activated  Lip Gloss"
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›