Blank sfidon: “Inter, jemi në garë”Objektivi i ri i Bufonit me shokë është të rikuperojë 5 pikët që i ndajnë bardhezinjtë nga zikaltërit brenda 5 dhjetorit, përpara se dy gjigantët italianë të përballen në sfidën direkte,

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Juve shpejton, Inter ngadalëson. Objektivi i ri i Bufonit me shokë është të rikuperojë 5 pikët që i ndajnë bardhezinjtë nga zikaltërit brenda 5 dhjetorit, përpara se dy gjigantët italianë të përballen në sfidën direkte, nga rezultati i së cilës do të varet shumë edhe vijueshmëria e dy klubeve.
Presidenti i Juventusit, Zhan Klod Blank, gjatë vizitës në kantierin e stadiumit të ri të bardhezinjve, lëshoi dhe sfidën kundër interistëve.
“Çfarë ka Inter më shumë se ne? Për momentin vetëm 5 pikë më shumë në renditje. Tani kampionati është rihapur, por nuk besoj se diskutimi i titullit ishte mbyllur edhe kur një javë më parë ne ndodheshim me -7 pikë.
"Pas fitores kundër Atalantës dua të nënvizoj dy gjëra të rëndësishme. Goli i David Trezegeësë, një lojtar thelbësor dhe ndeshja e 400-të në Serinë A e Fabio Kanavaros. Duhet të vazhdojmë të punojmë me seriozitet ashtu siç po bëjnë Ferrara dhe stafi i tij".
"Pas ndërprerjes së kampionatit do të rikthehen kapiteni Del Piero, por dhe Sisoko, Markizio dhe Zebina. Janë rikthime të rëndësishme. Juve do të jetë shumë kompetitive. Titullin apo Ligën e Kampioneve? Të shohim”, - përfundoi presidenti i Juventusit, Zhan Klod Blank
Numri i klikimeve - 3161
E Marte, 10 Nentor 2009