E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA dergon Kupen e Botes ne Rusi dhe Katar

Te humburit e medhenj Anglia u eliminua qe ne raundin e pare nderkohe qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes u munden me kater vota nga Katari

Do te shkojme drejt tokave te reja. Keshtu e komentoi dje Presidenti i FIFA-s Jozef Blater vendimin e marre nga Komiteti Ekzekutiv per vendet organizatore te edicionit te 20-te dhe te 21-te te Kupes se Botes. Ne Zyrih te Zvicer FIFA vendosi qe Boterori i 2018-s te zhvillohet ne Rusi ndersa kater vite me vone ky eveniment te mbahet ne shtetin e vogel te Katarit.

Rusi 2018

Rusia do te prese per here te pare nje boteror pasi mposhti konkurrencen e Anglise Holande-Belgjikes dhe Spanje-Portugalise. Keshtu Presidentit te FIFA-s Jozef Blater iu desh qe te komentonte votimin e 22 anetareve te Komitetit Ekzekutiv para Bill Klintonit princit Uilliam sheikut Muhamed bin Hamad Al-Thanit dhe Roman Abramovicit. Ne mbremje ne Zyrih me qellim qe te pershendeste personalisht vendimmarresit ishte i pranishem edhe Kryeministri i Rusise Vladimir Putin. Ky i fundit eshte njeri nga fituesit me te medhenj te dites se djeshme duke qene se loboi fuqishem me qellim qe ne 2018-n te luhet per here te pare boterori ne stadiumet ruse.

Katar 2022

Kater vite me pas pra ne 2022-shin e gjithe bota do te ndjeke boterorin ne shtetin e vogel te Katarit. Ky vend qe ndodhet ne Lindjen e Mesme ne 11 mije kilometra katrore dhe i populluar nga 17 milione banore premton cudira organizatoret kane premtuar se stadiumet do te ftohen me ajer te kondicionuar. Asnjehere me pare - kujtoi Blateri - Kupa e Botes nuk eshte luajtur ne Evropen Lindore dhe ne Lindjen e Mesme. Bota arabe ka pritur shume momentin e saj. Une si President i FIFA-s jam i lumtur qe te flas per zhvillimin e sportit ne kete vend.

Anglia eliminohet ne raundin e pare

Keshtu Rusia fitoi per here te pare te drejten per te organizuar boterorin me sakte edicionin e 20-te te Kupes se Botes. Ky triumf i shtetit lindor ishte i rende pasi perballe kishte kandidatura si Anglia njihet si memedheu i futbollit. Rezultati i britanikeve ishte mjaft i dobet duke qene se u eliminuan qe ne turin e pare ku moren vetem dy vota. Nderkohe qe Holande-Belgjike dhe Spanje-Portugali kaluan me tej duke marre respektivisht 4 dhe 7 vota. Nderkohe i padiskutueshem ishte pozicioni i Rusise qe ne turin e pare te votimit mori plot 9 vota. Me pas ne te dytin vendi lindor triumfoi me mazhorance absolute mori 13 vota duke mundur keshtu Holande-Belgjike 2 vota dhe Spanje-Portugali 7 vota. Duhet tu kerkojme ndjese te gjithe tifozeve angleze pasi i kemi privuar nga evenimenti me i bukur futbollistik - tha Devid Bekam. Ne kemi punuar shume. Dhame maksimumin tone prandaj tani jemi paksa te deshperuar. Dua ti bej komplimentet e mia fituesve - shtoi Spice Boy.

Katari mposht SHBA-te ne finale

Ndryshe nga cndodhi me zgjedhjen e vendit organizator te Boterorit 2018 procedurat per te zgjedhur organizatorin e edicionit te 21-te te Kupes se Botes zgjaten paksa duke qene se u votua me tre raunde. Keshtu ne raundin e pare 21 anetaret e Komitetit Ekzekutiv plus Blateri i dhane 1 vote Australise 3 Japonise 4 Korese se Jugut 11 Katarit dhe 3 Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nga ky raund u eliminua skuadra e Australise. Me pas ne raundin e dyte radhen per ti dhene lamtumire organizimit te boterorit e pati Japonia qe mori vetem dy vota ndersa Koreja e Jugut 5 vota Katari 10 vota dhe ShBA-te 5 vota kaluan per me tej. Na raundin e trete Katari mori serish 11 vota ndersa Koreja e Jugut dhe SHBA-te moren respektivisht 5 dhe 6 vota. Per sa i perket raundit te katert Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk bene dot asgje perballe Katarit duke marre vetem tete vota nderkohe qe 14 te tjera shkuan per vendin nga Lindja e Mesme.

Reagimet

Katari eshte nje vend i vogel qe ben arritje te medha. Keshtu e percaktoi dje ne Zyrih vendin e tij emiri komandanti i emirateve arabe te Gjirit Hamad ben Kalifa.

I intervistuar nga televizioni Al Xhazira prone e kesaj familjeje qe drejton ne Katar emiri qe per te qene prezent ne kete ceremoni hoqi dore nga kostumi tradicional dhe u paraqit dje i veshur me nje kostum gri kerkoi qe ti bente komplimentet e veta te gjithe atyre qe jane sforcuar aq shume per te derguar Kupen e Botes ne Katar. Ne jemi te vegjel dhe per shume te tjere jemi te panjohur por shume shpjet ju premtoj se Bota do te degjoje shume per ne pasi ne jemi ne gjendje te bejme gjera te medha shtoi komandanti i Katarit per Al Xhaziran. Me pas ky televizion tregoi edhe pamjet kur emiri Hamad ben Kalifa perqafoi femijet e tij dhe gruan e dyte nga tri grate qe eshte martuar Mauze edhe kjo e veshur me kostume perendimore. Ndersa pervec familjes arabe nje tjeter ka festuar si di vete behet fjale per Dimitri Medvedevin. Presidenti i Rusise menjehere sapo mori vesh qe vendi i tij do te do te priste Kupen e Botes ne 2018-n shkroi ne statusin ne rrjetin social Twitter Fitore Do te presim Kupen e Botes te 2018-s Tani do te na duhet qe te pergatitemi mire pasi duhet te organizojme nje eveniment ku duhet te marrim rezultate te kenaqshme.

Kina eshte gati per Boterorin 2026

Te ndikuar nga klima festive qe u pa dje ne korridoret e FIFA-s shume shtete nuk kane humbur kohe dhe kane shpallur dje pikesynimet e tyre. Keshtu presidenti i Federates Kineze te Futbollit Wei Di shpjegoi Gjithmone kam menduar se per ne eshte ceshtje kohe. Jemi nje shtet i madh dhe jemi gati qe te organizojme nje Kupe Bote. Ju tregoj nese do te dergojme perpara kandidaturen tone.

Impiantet e Katarit

Lindja e Mesme do te organizoje boterorin e saj te pare. Edhe pse nuk figuron ne pozicionet e para te renditjes se FIFA-s Katari renditet ne vendin e 113-te Katari eshte i pasur dhe ka mundesine per ti sjelle planetit Kupen e Botes me te mire te historise. 10 nga 12 stadiumet e boterorit do te jene afer Dohas ne nje rreze prej 30 kilometrash gje qe do tu jape mundesi spektatoreve te ndjekin dy ndeshje brenda dites ndersa lojtareve mundesine e shmangies se udhetimeve te gjata. Te gjitha stadiumet do te jene te rehatshme dhe me risi teknologjike. Per te luftuar te nxehtin e shkretetires ne stadiume do te kete impiante frigoriferike te cilat do te bejne te mundur qe spektatoret dhe lojtaret ne fushe te jene nen nje temperature prej 27ordmC.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›