Blasi: Si e ndryshova dashurinë time, Totti

"Ka ndryshuar brenda pak vitesh. Francesco ishte i ndrojtur dhe shumë xheloz. Ende ka bezdi kur vesh rroba me dekolte të hapur...megjithatë ka ndryshuar".
Kështu shprehet, Ilary Blasi, gruaja e futbollistit historik të Romës, Francesco Totti, drejtuese e një programi shumë të ndjekur në Itali, me titull "Le Iene".
Gruaja e futbollistit flet për revistën "Vanity Fair", që i ka dedikuar asaj kopertinën e numrit të ardhshëm.
"Totti-n e gjeta një mashkull të shekullit të kaluar dhe më është dashur të punoj shumë me të",thotë Ilary.
Në intervistë ajo flet për "egoizmin" dhe "krenarinë" e saj. Flet për bashkëshortin e saj që një ditë i ngrenë kultin dhe e bëjnë mit dhe ditën tjetër e cilësojnë si kriminel e paskëtaj një bamirës për ata që kanë nevojë.