Denzel Washington në një film të regjisorit Cronenberg

Regjisori David Cronenberg është duke u përpjekur të sigurojë regjinë e filmit “The Matarese Circle” që është një triller politik.
Filmi, që bazohet në romanin e Robert Ludlum, duhet të ketë si protagonist aktorin e çmimit Oscar, Denzel Washington. Skenari zhvillohet në vitet e luftës së ftohtë dhe tregon historinë e dy burrave, një amerikani dhe një sovjetiku, që duhet të bashkëpunojnë për të shmangur një komplot politik.
Filmi i fundit i regjisorit kanadez Cronenberg është “The promise of the killer” me Viggo Mortensen.