Nick Nolte arratiset nga një zjarr

Aktori amerikan, Nick Nolte ka arritur ti shpëtojë një zjarri që ka rënë në shtëpinë e tij në Malibu.
Fatemiresisht ylli hollivudian, nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz përvecse një bllokim të lehtë në frymëmarrje nga tymi si dhe një gërvishje në dorë, që e bëri duke thyer xhamin e dritares për tu arratisur flakëve që po i përpinin shtëpinë.
Dëmtimet e shkaktuara nga zjarri, arrijnë rreth në shumën e 3,5 milionë dollarëve. Sipas zjarrëfikësve, flakët kanë ardhur si rezultat i një defekti në impiantin elektrik.