Madonna nuk lejon Palin në koncertet e saj

Madonna nuk do të lejojë që kandidatja për zv.presidente në Shtëpinë e Bardhë Sarah Palin, të marr pjesë në një koncert të sajin.
Gjatë një koncerti në New Jersey, ajo ka specifikuar duke thënë se: "Sarah Palin nuk është e mirëpritur në shfaqjet e mia. Nuk kam asgjë personale me të por nuk më pëlqen prania e saj në një show timin".
Këngëtarja në këtë mënyrë ka konfirmuar se simpatia e saj nuk është për dyshen republikane dhe se në zgjedhjet presidenciale në SHBA ajo mund të votojë për kandidatin demokrat Barck Obama.