"Ora" ne doren e Cekut
Veton Surroi ka vendosur te mos kandidoje me per kryetar te Partise Reformiste "Ora", pasi ne zgjedhjet e 17 nentorit partia nen drejtimin e tij nuk mundi te hyje ne Kuvend. Duke marre pergjegjesine, ai dha doreheqjen ne muajin dhjetor, duke e konsideruar humbjen si nje disfate personale. Por vetem dy dite me pare, ai i ka kerkuar kryeministrit ne largim, Agim Cekut, te marre drejtimin e Partise "Ora". "Surroi deshiron te terhiqet nga drejtimi i partise. Ai ka kerkuar nga Agim Ceku qe ta marre drejtimin e "Ores" dhe per kete jane pajtuar shumica e kryesise", ka deklaruar nje zyrtar i larte i "Ores" per "Express". Zedhenesi Ylli Hoxha nuk ka mundur ta konfirmoje kete mundesi, por ka pohuar se ne Kongresin Zgjedhor te kesaj partie qe do te mbahet me 26 janar, priten ndryshime te medha. Surroi pohohet ta kete dhene vete driten e gjelber per fillimin e negociatave me Cekun, per t'ia dorezuar atij partine. Burime te aferta me Agim Cekun po ashtu, kane konfirmuar se kryeministri ne largim ka pranuar oferten. "Zoti Ceku ka pranuar te jete udheheqes i partise "Ora", ka thene nje zyrtar, i cili preferoi te mbetet anonim. Per ceshtje te tjera rreth sistemit te udheheqjes, strukturave dhe krijimit te kabinetit udheheqes, pritet te behen edhe disa marreveshje me zyrtaret e "Ores", te cilet i ka emeruar Veton Surroi. Keto bisedime do te fillojne ditet ne vijim te javes se ardhshme. "Agim Ceku do te jete njeriu qe do te vendose per te ardhmen e partise, vizionin dhe programin politik. Me cdo gjase, "Ora" do te deklarohet tashme edhe publikisht, se do te adaptoje ideologjine politike social-demokrate", ka deklaruar nje zyrtar i larte i "Ores". Burime te "Express" thone po ashtu, se nje pjese e Partise Social-Demokrate te Kosoves pritet t'i bashkohet "Ores", pasi Ceku ta marre drejtimin e kesaj partie, ndoshta qe ne janar. Vete Ceku ka thene se pasi te marre drejtimin e kesaj partie, deshiron ta ndertoje sipas vizionit te tij dhe ta udheheqe vete, pa pasur shefa te tjere mbi koke, sic i kishte ne kohen kur ishte kryeminister i Kosoves.