Koshtunica duhet te jete i lumtur per misionin e BE-se
"Bashkimi Evropian nuk do te heqe dore nga dergimi i misionit ne Kosove. Ne jemi ne rruge te drejte dhe mendoj se as ruset nuk do te kene asgje kunder ketij misioni", eshte kjo deklarata e eurodeputetes gjermane Doris Pak. Kjo e fundit i eshte pergjigjur "ultimatumit" te kryeministrit serb Voisllav Koshtunica, sipas te cilit Bashkimi Evropian duhet te zgjedhe mes nenshkrimit te MSA-se me Serbine dhe dergimit te misionit civil ne Kosove. "Koshtunica ne te vertete duhet te jete i lumtur qe BE-ja merr persiper kete rol. Ne nuk shkojme ne Kosove per shkak te shumices shqiptare, por qe te gjithe qe jetojne atje, edhe serbet, edhe romet, te mund te jetojne ne paqe dhe pa konflikte", ka thene Pak. Ne nje interviste per "Dojce velen", Pak u shpreh se misioni i BE-se eshte mese i domosdoshem ne Kosove, vecanerisht pas largimit te misionit te Kombeve te Bashkuara. "Kur UNMIK-u te largohet nga Kosova, do te mbetet zbrazetire, te cilen duhet ta plotesoje BE-ja. Ne mund t'i leme policet dhe gjykatesit tane ne shtepi, por atehere do te behej kaos. Me te vertete nuk e kuptoj perse Koshtunica nuk arrin ta kuptoje nje gje te tille", ka thene eurodeputetja.
Doris Pak ka shtuar se "e ardhmja e serbeve te rinj nuk eshte ne Kosove, por ne Serbi" dhe se "Serbise i nevojitet Bashkimi Evropian, me shume sesa BE-se i nevojitet Serbia.