Blater mbron vendimete FIFA-s: Ne e çojmëfutbollin kudo
Vendimet për t’i dhënë të drejtën e organizimit të Botërorëve 2018 dhe 2022 Rusisë e Katarit, kanë qenë në qendër të polemikave prej 10 ditësh. Por, duke folur që nga Johanesburgu i Afrikës së Jugut, presidenti i FIFA-s Sep Blater deklaroi se këto akuza të ardhura nga shumë vende nuk do të ndikojnë në objektivat që ka FIFA për kompeticionet e mëdha.
“Do të shkojmë në Europën Lindore, në Rusi, ku Kupa e Botës nuk është zhvilluar kurrë. Do të shkojmë edhe në Lindjen e Mesme, në botën arabe dhe të islamit, - deklaroi Blater. – Ky është zhvillim i futbollit dhe nuk flas për para, sepse nuk ka të bëjë me to. Nuk kishte të bënte me paratë edhe kur zgjodhëm Afrikën, ky është zhvillimi i futbollit. Ne e çojmë atë kudo, me synim ecjen përpara të tij. Ne e pamë impaktin që pati futbolli këtu dhe jam krenar me atë çfarë realizuam”, shtoi numri 1 i futbollit botëror.
Ndërkohë, presidenti i Afrikës së Jugut Jakob Zuma, që ndodhej në konferencë bashkë me Blaterin, tha se Botërori i vitit 2010 e ka ndihmuar shumë ekonominë e vendit, duke i shpëtuar disi krizës globale. “Afrikanët kanë besuar gjithnjë te vetja e tyre, tani edhe bota beson tek ata. Kupa e Botës kontribuoi shumë që të ndryshonte perceptimi për ne”, deklaroi Zuma.
Më 2 dhjetor FIFA vendosi që t’ia jepte Rusisë të drejtën e organizimit të Botërorit 2018, ndërsa ai i vitit 2022 do të zhvillohet në Katar. Vendime këto që shkaktuan reagime të forta në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)