Wikileaks dhe Bota lakuriq (duke pritur Shqipërinë)
Pasditja e të dielës dhe gjithë mbrëmja e 28 nëntorit 2010, nguli para kumpjuterave miliona njerëz në globin mbarë: Në shënjestër faqja web e Wikileaks dhe e gazetave më prestigjoze në botë: New York Times, El Pais, Le Monde, The Guardian e Der Spiegel. Raportimet dhjetëravjeçare të funksionarëve të ambasadave amerikane nga 274 kryeqytete të botës, drejt Uashingtonit, dolën në dritë të diellit. Bëhet fjalë për 251.287 dokumenta, ku deri tani janë shkarkuar dhe vazhdojnë të shkarkohen vetëm 220. Mes këtij universi informacionesh, një kostelacion vetëm shqiptar. Ende i pazbuluar, ende i pavëzhguar, por diçka do të ketë dhe për ne. Mund të jenë 822 dokumenta të dërguara nga ambasada amerikane drejt Uashingtonit nga viti 1997 deri në vitin 2010. Vite plot zhvillime e ngjarje. Çfarë kanë shkruar funksionarët e ambasadës së blinduar për Shqipërinë? Pas tavolinës së punës, në godinën magjike të rrugës së Elbasanit, funksionarët kanë ndryshuar në vite, por cilat kanë qenë informacionet sekrete, ato që Uashingtoni duhej t’i dinte pët Shqipërinë? Shpresojmë të mos jenë, siç po lexojmë deri tani, që Gedafi përdor botox, apo Berluskoni është qejfli, apo Putin “macho” e Merkel pa karizëm. Shpresojmë që pas lajmeve me “ngjyrë”, tronditësë gjithësesi, (pasi shkruhen nga funksionarë të një supershteti), të kemi lajmet e vërteta për Shqipërinë: Çfarë ndodhi dhe si u zhvillua 1997 në këndvështrimin e funksionarëve të shtetit që gëzon respektin më të madh mes shqiptarëve? Po Gërdeci? Çfarë është raportuar për këtë ngjarje nga tavolinat e mistershme, e të plotfuqishme të godinës së rrugës së Elbasanit? Flitet se mund të ketë materiale dhe për Marrëveshjen e Ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si është raportuar kjo ngjarje që në opinionin publik shqiptar e mbajtën në kurriz vetëm kurajoja e “Gazetës Shqiptare” dhe e kolonelit të mrekullueshëm Myslim Pasha? Çfarë gatoi me këtë Marrëveshje Partia e Berishës dhe pse u vu në lëvizje më vonë ajo e Ramës? Pse shumë opinionbërës insistonin për ta minimizuar një marrëveshje të tillë?
Ende nuk janë shkarkuar filet për çështjet shqiptare dhe urojmë t’i kemi sa më shpejt në dorë të gjithë. Nuk mendoj, siç shprehet ndoshta me të drejtë sot përgjegjësja e zyrës së shtypit në Ambasadën Amerikane në Tiranë, se do të rrezikohen jetë njerëzish me një zbulim të tillë. Duke hequr subjektivizmat e raportuesve amerikanë të ambasadave (shpresoj që në raportet për Shqipërinë të mos flitet për kostumet e Berishës dhe çorapet me ngjyrë të Edi Ramës), presim lajme të vërteta, autoritare për Shqipërinë. Ndoshta nuk duhet të presim asgjë nga këto: në faqen e Wikilakes ka dhe nota pesimizmi, ndërsa prezantohen dokumentetet: “…Shpesh dokumentetet tregojnë se si Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur njërin sy ndaj korrupsionit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut në vendet-kliente, si kanë bërë marrëveshje me shtetet në dukje nautrale, si kanë lobuar për bizneset SHBA…”. Wikileaks ndoshta po nxjerr lakuriq diplomacinë e botës, dhe kjo mund të krijojë një bezdi, por duhet të mësohemi, që njeriu, edhe kur është në lakuriqësinë e mendimit të tij, duhet të jetë i vërtetë, i drejtë dhe i mirë, ndryshe këtë Globin tone, e merr fundi.
(BalkanWeb)