Blatter: Botërori i Katarit në verë ishte gabim

Presidenti i FIFA-s Sep Blatter e pranoi se vendimi për ti dhënë Katarit të drejtën e organizimit të kupës së botës 2022 mund të ketë qenë një gabim duke e ditur shumë mirë se organizimi i turneut në verë mund të shkaktonte probleme serioze.
Vendit arab iu dha e drejta e organizmit të kupës së botës së vitit 2022 por vec pakënaqësive nga vendet e tjera kandidate menjëherë pas dhënies së vendimit së fundmi kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me sigurinë e lojtarëve edhe pse jo dhe tifozëve gjatë eventit në muajt e verës kur temperaturat mund të arrijnë deri në 50 gradë celcius.
Blatter në shkurt të 2011 insistoi se kupa e botës Katar 2022 do të organizohej në verë por ndryshoi qëndrim kohët e fundit dhe muajin e ardhshëm do ti propozojë komitetit ekzekutiv të FIFA-s që të ndryshojë datat e zhvillimit të turneut për të bërë të mundur që kampionati botëror i Katarit të luhet në dimër. /indeksonline/