Deklarata bombastike e Romarios: Messi vuan nga autizmi

Lionel Messi, ylli i Barcelonës, vuan nga një formë e butë e autizmit, e quajtur ndryshe si sidroma e Asperger. Këtë lajm e jep as më pak e as më shumë por ish ylli i Brazilit dhe Barcelonës Romario.
"Një formë e butë e autizmit, që i jep më shumë kapacitet në përqëndrim", shkruan në Twitter Romario duke theksuar se edhe gjigandët e shkencës Newton dhe Einstein kanë patur të njëjtën sëmundje.
Fjalët e Romarios nuk janë pritur mirë nga babai i "Pleshtit", i cili e ka mohuar një gjë të tillë.
Sipas revistës braziliane "Exame", sidroma e Asperger i jep Messit një talent të padiskutueshëm në përqëndrin, por është edhe motivi për të cilin ylli i Barcelonës kërkon gjithmonë të shmangë presionin e intervistave dhe eventeve publike./indeksonline/