E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti lavdëron trajnerin e tij

Ikona e Romës, Francesco Totti, ka lavdëruar trajnerin e tij aktual, Rudi Garcian.Sipas kapitenit të “verdh e kuqve”, Garcia është trajneri i duhur për “romakët”. Totti lavdëron punën që po bën ish trajneri i Lillës.Ai mendon se Roma me këtë trajner mund të arrijë gjëra të mëdha në këtë sezon të garave.

Pasi ka mbetur i kënaqur me punën e bërë deri në këto çaste nga ish trajneri i Lille, duke e cilësuar si njeriun për tu ndjekur në rrugën drejt suksesit. “Shpresoja të ishte një trajner i madh, dhe më pas ai e demostroi që ishte i tillë. Fatmirësisht kemi gjetur trajnerin e duhur për të ardhmen. Ne do të përpiqemi ta ndjekim sa më shumë të jetë e mundur, pasi duke pasur këtë konsideratë për të, mund të arrijmë gjëra të mëdha”, ka thënë Totti.

Roma nën urdhërat e Rudi Garcias e ka nisur mjaft mirë sezonin në Seria A, duke arritur dy fitore, e duke mos pësuar asnjë disfatë./insdeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›