E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Paraguai kualifikohet në çerekfinale

Ekipi i Paraguait është kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi ka shënuar fitore kundër Japonisë, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Gjatë kohës së rregulltë të ndeshjes të dyja skuadrat zhvilluan një lojë thuajse të barabartë dhe i tillë ishte edhe rezultati pas 90 minutash.
Rezultati 0-0 i detyroi skuadrat që fitoren ta kërkojnë në minutat shtesë, mirëpo edhe pas këtyre minutave të dyja ekipet nuk mundën të shënojnë.
Kështu, fituesi u vendos pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë ishin futbollistët e përfaqësueses së Paraguait. Kështu penalltitë për ekipin e Paraguait u ekzekutuan nga Barreto,Barrios, Riveros, Valdez dhe Cardozo të cilët nuk gabuan në gjuajten e penalltive ndërsa për Japoninë u ekzekutuan nga Endo, Hasebe, Honda ndërsa ishte Komano ai që gaboi duke mos shënuar në portë.
Në çerekfinale, Paraguai do të luajë kundër fituesit të supersfidës mes Spanjës dhe Portugalisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›