E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ble helm bujqesor ne farmaci, tenton flijimin e moshuara

Elbasan- Nje e moshuar ka gelltitur rreth 100 ml helm vdekjeprures, duke perfunduar ne koma ne spital. Merushe Broshka, 78 vjece, me banim ne Deshiran te komunes Grekan, ka tentuar flijimin diten e djeshme, pasi ka perdorur sasi te madhe te helmit te fuqishem bujqesor, i njohur me emrin "Seligor". Ajo eshte gjendur nen efektin e helmit nga familjaret, te cilet e kane derguar me shpejtesi ne spitalin e Elbasanit, ku i eshte nenshtruar mjekimit me antidote dhe serume. Sipas mjekeve, pacientja rrezikon jeten edhe per shkak te moshes. Broshka mesohet se ka shkuar me paramendim, ne farmacine bujqesore ne fshatin Deshiran dhe ka blere nje shishe 100 gram pesticid, i quajtur qe perdoret per parazitet ne bujqesi. Ajo i ka thene farmacistit se helmi i nevojitej per sperkatje, per mbrojtjen e bimeve nga parazitet. Por gjate kthimit per ne shtepi, ka gelltitur shishen me helm. Sapo ka arritur ne shtepi, e moshuara ka rene pa ndjenja, duke manifestuar shenja te dukshme te helmimit. Ende nuk dihen motivet qe detyruan te moshuaren t'i jape fund jetes. Sipas te dhenave te para, rezulton se kohet e fundit 78-vjecarja ka shfaqur shenja merzitjeje dhe depresioni. Per kete rast eshte ngritur akuza e shkaktimit te vetevrasjes, kurse nje grup hetimor po mbledh te dhena, per rrethanat dhe motivet.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›