Flake ne impiantin e prodhimit te asfalto-bitumit
Blerim Kore
Nje zjarr ka perfshire njeren prej linjave te prodhimit te asfalto-betonit ne pronesi te firmes se ndertimit "Boci" ne Gjirokaster, kurse shkak mendohet se eshte bere nje shkendije nga saldimi. Sipas deshmitareve okulare, ka qene ora rreth 08:30 e mengjesit kur ata kane vene re flaket dhe tymin qe dilte nga njera prej linjave te perpunimit te asfalto-bitumit, e cila ndodhet ne dalje te qytetit, ne vendin e quajtur ish-zona industriale. Pas marrjes se njoftimit menjehere ne vendngjarje kane mberritur efektivet e sherbimit zjarrfikes. Fillimisht ata kane bere te mundur lokalizimin e flakeve vetem ne zonen e cisternave te bitumit, duke mos lejuar perhapjen e tyre ne ambientet e tjera te firmes se ndertimit. Pas gati 30 minutash, zjarrfikesit te ndihmuar edhe nga personeli i firmes se ndertimit, kane bere te mundur shuarjen e zjarrit. Nderkohe sipas perfaqesuesve te firmes "Boci", fale nderhyrjes efikase te zjarrfikesve, demet ekonomike te shkaktuara nga ky zjarr jane minimale, pasi flaket kane demtuar vetem nje pjese te vogel te sasise se bitumit, duke mos prekur strukturen teknike te impiantit.
Hetimet
Nga hetimet e kryera rezulton se shkaku i zjarrit kane qene shkendijat e saldimit, gjate punes per riparimin e nje defekti teknik ne zonen prane cisternave, ku ishte depozituar sasia e bitumit ne ambientet e firmes.