E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohet fabrika e mishit

Shkoder- Flaket e zjarrit rrafshojne fabriken e mishit "Meat Master" ne qytetin e Shkodres. Edhe nderhyrja e zjarrfikesve nuk mundi te shmangte pasojat e nje demi qe sipas pronareve te fabrikes, vellezerve Kimca, arrin deri ne 3 milione euro. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate ne lagjen "Skenderbeg" te qytetit verior, kur roja i turnit te trete ka pare shtellunga tymi nga brenda ambienteve te perpunimit dhe paketimit te mishit. Per fat te mire nuk ka pasur te lenduar, sepse brenda nuk ndodhej askush, por jane dashur me shume se tre ore per te shuar flaket. Policia heton nje zjarr te qellimshem dhe defekt ne linjat e prodhimit.

Zjarri

Vetem roja ka mundur te shohe tymin e flaket qe kane dale nga reparti i paketimit. Sipas burimeve nga policia e Shkodres, zjarri ka rene rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem. Menjehere aty kane mberritur dhjetera mjete te zjarrfikeses, duke bere te mundur lokalizimin dhe shmangien e perfshirjes nga zjarri te dhjetera bizneseve te tjera te ngritura ne kete zone. Ne kete lagje ndodhet edhe fabrika me e madhe e perpunimit te mishit ne Veri te vendit. Kjo pjese ka pasur linjen e paketimit te nenprodukteve te mishit, magazinen dhe nje dyqan shitjeje me shumice. Flaket ne pak minuta jane perhapur ne te gjithe objektin, te favorizuara dhe nga materialet qe ndodheshin ne te. Zjarrfikeset jane perqendruar tek lokalizimi i zjarrit, ndersa ka qene e pamundur ta shuanin shpejt. Pas rreth kater oresh, vatra e flakeve eshte shuar pasi ka djegur gjithcka ne objekt. Ne aksion moren pjese zjarrfikesit e Shkodres, Lezhes dhe Malesise se Madhe.

Demet

Sipas pronareve te fabrikes "Meat Master", vellezerve Kimca, demi i shkaktuar nga zjarri kap shifren e 3 milione eurove, por nderkohe qe flaket e zjarrit kane qene shume te fuqishme, duke rrezikuar dhe mjaft objekte perreth, ku vetem 10 metra larg eshte ndertesa kryesore e fabrikes dhe magazinat e solarit. Aty ndodhen dhe biznese te tjera te perpunimit te drurit, uzina e kabllove etj. Flaket te cilat kane shperthyer ne godinen e paketimit te mishit, e kane shkrumbuar teresisht ate.

Shkaqet

Nuk dihen akoma shkaqet e renies se zjarrit ne fabriken me te madhe te perpunimit te mishit, e cila ka nje aktivitet 15 vjecar, por dyshohet te jete ndonje qark elektrik. Hetimet akoma nuk kane dale me nje konkluzion, pasi pritet ftohja e objektit te djegur dhe shuarja e plote e zjarrit, ne menyre qe te mos kete riaktivizim te tij. Sipas rojeve te objekteve te tjera te bizneseve qe ndodhen ne zonen industriale 1, eshte degjuar nje zhurme ne forme shperthimi, por nuk dihet se cfare ka qene. Policia nuk e ka perjashtuar dhe pisten e zjarrvenies se qellimshme.

Rudina Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›