Bledar Kola ne stolin e AEK debuton kunder Zenitit
Bledar Kola emerohet provizorisht ne stolin e AEK-ut te Athines. Menjehere pas humbjes 3-1 ne fundjave ne fushen e Olimpiakos Volos trajneri serb Dushan Bajevic ka dhene doreheqjen drejtuesit e klubit kane vendosur qe perkohesisht skuadra te drejtohet nga ish-mesfushori i Kombetares shqiptare. Edhe pse shansi i dhene nga skuadra greke nuk vjen ne momentin me te pershtatshem ky mund te cilesohet si nje hap mjaft i madh ne karrieren e 38-vjecarit i cili deri me tani ka punuar ne drejtimin e skuadres U-21 te AEK-ut.
Bledar Kola eshte paraqitur ne seancen stervitore te ekipit A prej pasdites se djeshme. Menjehere sapo ish-tekniku Bajevic dhe stafi i tij jane takuar shkurtimisht me lojtaret ish-lojtari kuqezi ka nisur punen me ekipin. Kjo edhe per faktin se ai do te debutoje ne krye te stolit ne nje sfide shume te veshtire te enjten AEK luan ne fushen e Zenit St. Petersburg ne ndeshjen e dyte te Grupit G. Ruset e drejtuar nga Luciano Spaleti jane nje kundershtar mjaft i forte ndersa objektivat e Koles mbeten te panjohur. Gjithashtu skuadra ka mjaft probleme me demtimet e sulmuesit algjerian Xhebur mbrojtesit uruguaian Dadomo dhe mbrojtesve greke Manolas e Patsatzoglu. Situata per trajnerin shqiptar behet edhe me delikate kur mendon se ai nuk ka shume kohe ne dispozicion per te njohur me mire skuadren dhe per te pergatitur ndeshjen e Europa League. Te merkuren ne mengjes skuadra helene do te niset me carter drejt Shen Peterburgut ndersa gjate asaj dite Kola do te paraqitet ne konferencen e zakonshme per shtyp.
Mundesia per te drejtuar AEK-un e Athines mund te cilesohet si prova e Bledar Koles megjithate ka pak gjasa qe ai te qendroje gjate ne krye te stolit. Pavaresisht rezultateve pozitive apo negative aventura e ish-yllit te Shqiperise do te perfundoje sapo klubi te kete gjetur nje teknik te ri. Ne fakt drejtuesit e skuadres se kryeqytetit grek kane bere te ditur se kane filluar te shqyrtojne kandidatet per trajnere. Ata kerkojne nje trajner te ri dhe ambicioz i cili nuk ka punuar asnjehere me pare ne kampionatin grek.