Jurgen Gjasula pranë kalimit te Lacio

Ndërsa Igli Tare do të largohet nga Lacio pas përfundimit të kontratës, dhe kosovari me pasaportë zvicerane Valon Behrami mund të transferohet në Spanjë te Sevilja, një tjetër shqiptar por edhe me nënshtetësi gjermane, 22-vjecari Jurgen Gjasula mund të jetë përforcimi i mundshëm në mesfushë i Lacios. Lajmi jepet nga siti italin tuttomercato.it.
Trajneri Delio Rosi prej kohësh e ka shprehur interesimin për djaloshin nga Tirana, por që ka luajtur së fundi me zviceranët e St.Gallenit dhe më të cilët ka zgjidhur kontratën.
Mesfushori Gjasula, i cili më parë ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë, zotëron edhe pasaportën gjermane, kështu që te Lacio do të shkojë si një komunitar.