Skela: Goli i Polonisë, i pafalshëm

"Guten Tag, meine Herren" (Tunjatjeta, zotërinjtë e mi) Rezultati me Shqipërinë nuk na intereson", - iu drejtua trajneri i Polonisë, Leo Benhaker furbollistëve të tij para ndeshjes me Shqipërinë. Holandezi kishte mbetur i zhgënjyer me barazimin 1-1 kundër Maqedonisë, dhe ndaj Shqipërisë hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.
Braziliani me pasaportë polake Roger Guereoro i dhuroi një top sulmuesit Maciej Zuravski, i cili nga një distancë pesë metra gjeti këmbët e hapura të Isli Hidit, vetëm kur kishin kaluar jo më shumë se 150 sekonda lojë. Gol që solli edhe acarimin e Skelës. "Goli i kundërshtarëver nuk duhet të ndodhte", - tha Ervini për mediat gjermane.
Sipas gea.de, Altin Lala (Hannover 96) dhe Edmond Kapllani (Karlsruher SC) ishin shumë të zbehtë. Konkluzioni i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Ari Han, gjithsesi është pozitiv: "Ekipi im ka shumë mundësi të përmirësohet". Salihi, në fakt, pati një shans në minutën e 13-të, ndërkohë që Skela beri disa veprime të bukura.