E Diel, 1 Nëntor 2026

Bledar Çela: E vrava më ofendoi për ish të fejuarën

24/08/2010 Prokuroria kërkon burg pa afat, protestojnë familjarët e viktimës

ELBASAN-Prokuroria kërkon burg pa afat për Bledar Çelën, dosja e vrasjes shkon për masë arresti në gjykatë. Mësohet se autori i krimit ka pranuar vrasjen dhe ka shpjeguar se e ka kryer, pasi është fyer nga viktima për shkak të një lidhjeje me një vajzë. Ky është të paktën versioni që ka dhënë autori i krimit para agjentëve të policisë. Familja dhe të afërmit e Bardhoshit thonë një tjetër version të ngjarjes. Ata duke protestuar në rrugën nacionale kanë kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes. Sipas disa dëshmive të tjera për ngjarjen, deklarohet se ka qenë Çela që i ka rrëmbyer të fejuarën Bardhoshit duke i prishur mendjen vajzës që ta braktiste të fejuarin dhe kjo është arsyeja e konfrontimit mes tyre. Paraditen e djeshme pasi janë mbyllur procedurat nga policia, dosja ka mbërritur në Prokurori. Prokurori i çështjes, ndërsa ka shqyrtuar materialet ka vendosur të kërkojë masë arresti burg pa afat. Bledar Çela pritet të dalë para togave të zeza mesditën e së martës. Vrasja e 28-vjeçarit Artan Bardhoshi është regjistruar në mesnatë në një lokal afër urës së Bushtricës. Sipas të dhënave 43-vjeçari, Bledar Çela, ka debatuar me viktimën dhe pas këtij sherri ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me tri plumba. Autori është arrestuar në flagrancë disa minuta më vonë duke pranuar krimin. Pas varrimit të 28- vjeçarit Bardhoshi, familjarë, të afërm dhe banorë të zonës kanë protestuar për disa minuta duke bllokuar rrugën. Ata kanë kërkuar vënien para drejtësisë dhe dënimin maksimal të autorit të krimit. Vrasja u krye afër mesnatës në një lokal në Qukës në afërsi të urës së Bushtricës. Bledar Çela pronar i një rezervati peshku dhe i një hoteli në Pogradec vrau me tre plumba shtetasin Dritan Bardhoshi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›