E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama të bëjë publike pasurinë 12-vjeçare

24/08/2010 Ligjvënësja Adriana Gjonaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Adriana Gjonaj, ka kërkuar publikisht ditën e djeshme nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, të deklarojë pasurinë, që sipas saj ka vendosur gjatë 12 viteve, si drejtues i Bashkisë së Tiranës. “Në deklaratën e tij të pasurisë, Kryetari i pastrehë i Partisë, ky fakir fukara, ka deklaruar se zotëron vetëm 3 mijë euro. Sot jam këtu para jush, për t’i bërë thirrje Edvin Ramës të deklarojë pasuritë e të gjithë partnerëve të 12 viteve, por edhe ta pyes: Pse nuk e ke bërë transparencën e serialëve të partnerëve, ndërkohë që e pretendon këtë nga një grua?”, - ka deklaruar ligjvënësja demokrate. Gjonaj, duke marrë në konsideratë akuzat dhe kundërakuzat e ditëve të fundit nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës, ka kërkuar që kryesocialisti të shprehet në mbështetje të një hetimi parlamentar për pasuritë e politikanëve. “Sinqerisht, si deputete e ftoj zotin Rama të ndryshojmë bashkë ligjin, të ngremë komision hetimor parlamentar për të gjithë partnerët e deputetëve të majtë dhe të djathtë, e të çdo zyrtari të lartë, e të mos fshihesh pas kutisë së ‘Lepurit’”, - ka deklaruar deputetja e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›